UEFA merr vendimin e rëndësishëm, “VAR” në “Champions League” që këtë sezon

UEFA merr vendimin e rëndësishëm, “VAR” në “Champions League” që këtë sezon

Foto Ilustruese

UEFA është dorëzuar para presionit të klubeve dhe ka vendosur të përdorë sistemin “VAR” në “Champions League”. Ka qenë sot komiteti ekzekutiv i UEFA-s që ka marrë këtë vendim të rëndësishëm, në Dublin.

Sistemi teknologjik “VAR” do të përdoret që nga ky sezon, duke filluar nga faza me eliminim direkt. Ezkatësisht në ndeshjet e 16 shkurtit që korrespondojnë me 1/16. Ky nuk ka qenë vendimi i vetëm i rëndësishëm i marrë sot nga Komiteti Ekzekutiv i “UEFA-s”.

“VAR” do të përdoret edhe në finalet e Ligës së Kombeve që zhvillohen në Portugali nga data 5 deri më 9 qershor.

- Do të përdoret në kampionatin Europian të femrave të vitin 2021.

- Do të përdoret në finalet e kampionatit Europian të 21-vjeçarëve që zhvillohet në Hungari/Slloveni

- Do të përdoret në futsallën e “Champions League” që mbahet në Kairat Almaty, Kazakistan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull