UEFA ndryshon formatin e Champions League, do ketë 36 skuadra! Formulë gare si kampionat

UEFA ndryshon formatin e Champions League, do ketë 36 skuadra! Formulë gare si kampionat

Trofeu i Ligës së Kampioneve

UEFA do ndryshojë formatin e Ligës së Kampioneve nga sezoni 2024-25. Veç shtimit të numrit të skuadrave, kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë do ketë edhe një ndryshim të mënyrës së garës, njëjtë si një kampionat.

Nga 32 skuadra, numri i tyre do shtohet në 36. Ndryshimi do të prekë kalendarin dhe kualifikimin, ku dy vendet me renditjen më të mirë do të kenë dy bileta shtesë. Vendi i pestë i kampionatit në Angli, Spanjë apo Itali mund të vlejë pjesëmarrjen në Champions.

36 skuadrat nuk do të ndahen në grupe, por do të luajnë në një format të ngjashëm me kampionatet, ashtu si Euroliga e basketbollit. Në këtë rast nuk mund të zhvillohen 35 javë Champions-i, por sipas shortit dhe bazuar me vazot përkatëse, ekipet do të luajnë me të njëjtin numër kundërshtarësh.

Nëse tani çdo ekip luan 6 ndeshje në grupe, me këtë sistem do të luhen tetë sfida për secilën skuadër, 4 në shtëpi dhe 4 jashtë fushe. Tetë skuadrat e para nga 32 kalojnë në 1/8, ekipet nga vendi i 9 në të 24-tin luajnë ndeshje play-off për 8 biletat e mbetura, ndërsa skuadrat e tjera eliminohen dhe nuk kanë shansin as të zbresin në Europa apo Conference League.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara