UEFA nis hetimin për huliganët, Rumania rrezikon shumë për pankartën 'Kosova është Serbi'! Dardanët fitore në tavolinë?

UEFA nis hetimin për huliganët, Rumania rrezikon shumë për pankartën 'Kosova është Serbi'! Dardanët fitore në tavolinë?

Huliganët rumunë dhe pankarta 'Kosova është Serbi'

Komisioni i Disiplinës pranë UEFA ka hapur një hetim për diskriminim dhe racizëm ndodhur gjatë ndeshjes së Euro 2024 mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht. Pas 18 minutave lojë, shqiptarët sinjalizuan arbitrin francez Willy Delajod se një pankartë me mbishkrimin "Kosova është Serbi" dhe thirrje kundër shqiptarëve vinin nga huliganët rumunë në stadium.

Menjëherë ndeshja u ndërpre, për të rinisur pas 52 minutave edhe me këmbënguljen e delegatit të UEFA-s. Në fund Rumania fitoi 2-0, megjithatë organi evropian i sportit ka hapur një hetim që mund ta penalizojë shumë Rumaninë.

Pankarta e tifozëve

Besohet se dënimi që mund të ketë Federata Rumune e Futbollit është me një gjobë të majme dhe me zbrazjen pjesërisht të stadiumit në ndeshjet e tyre të radhës. Vështirë se Kosova do fitonte në tavolinë, teka ndeshja rinisi pas ndërprerjes.

Nën akuzën e diskriminimit dhe racizmit, dënimi minimal do të jetë një ndeshje me tribuna pjesërisht të mbyllura dhe një gjobë e madhe, por mund të jetë edhe më keq. Ndeshjet e radhës për rumunët mund të jenë pa spektatorë.

Pamje nga tribuna e huliganëve

Gazeta katalanase Mundo Deportivo pretendon se rumunët rrezikojnë edhe të humbasin në “tavolinën”, 0-3. Mirëpo, gjasat janë të vogla për një vendim ekstrem, pasi ndeshja me Kosovën rifilloi. Nëse arbitri do ta kishte pezulluar ndeshjen përgjithmonë, atëherë sanksioni do të ndikonte në ekipin vendas dhe rezultatin e lojës. Komiteti Disiplinor i UEFA-s me siguri do t'i jepte fitoren 3-0 Kosovës. Ndërsa loja rifilloi, është e vështirë të besohet se dënimi do të arrijë deri atje.

Policia duke qetësuar ultrasit

Tre pika që UEFA do të marrë parasysh

Në gjykimin e kësaj dosjeje do të merren parasysh 3 artikuj nga kodi disiplinor i forumit europian.

Pika 11/  Federatat Kombëtare janë përgjegjëse për largimin nga fusha dhe ndërprerjen e lojës.

Pika 14/ (lidhur me racizmin): Nëse një ose më shumë anëtarë të një federate fyen ose sulmojnë për arsye race ose feje, ai organ përballet me një mbyllje të pjesshme të stadiumit, përveç gjobës.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia e mbylljes totale të arenës për një ose më shumë takime. Ose edhe humbja e ndeshjes.

Pika 16 / (në lidhje me rendin dhe sigurinë): Për UEFA-n, federata pritëse është përgjegjëse për sjelljen e mbështetësve të saj. Përfshirë mesazhe provokuese, politike, ideologjike apo fetare.

Rumania ka edhe dy ndeshje të tjera në shtëpi në këto kualifikuese, më 15 tetor kundër Andorrës dhe më 21 nëntor kundër Zvicrës.

Lojtarët e Kosovës në pritje të vendimit të arbitrit

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi