Lajm i keq për ekipin e Milanit. UEFA i ka dënuar me dy vite jashtë Kupave të Europës për shkelje të Fair Play-t financiar. Shpenzimet e kuqezinjve për sezonet 2014-2017 janë cilësuar nga UEFA si të pajustifikuara në raport me të ardhurat e klubit.
Vendimi është marrë ditën e sotme. Milani e mbylli kampionatin italian duke i renditur i gjashti dhe për rrjedhojë siguroi një vend në Europa League. Në vend të Milanit, në Europa League pritet të shkojë Fiorentina, të cilët u renditën të 8-ët në Seria A.
Drejtuesit e Milan kanë vendosur të apelojnë në CAS me shpresë që ky vendim të anullohet.
Vijon...
Komento