UEFA reportazh Kombëtares, Hysaj pyet Sylvinhon: Futbolli ka ndryshuar! Mbrojtësi: Është trajneri im i preferuar

Ecuria e Kombëtares kuqezi, vendi i parë në grupin E kualifikues dhe të qenit pranë kalimit në finalet e "Gjermani 2024" ka bërë që UEFA t'i kushtojë një reportazh formës së kuqezinjve.

Për këtë është kujdesur Elseid Hysaj, mbrojtësi kuqezi që tregon se Sylvinho është ai që i ndryshoi faqen ekipit, duke u bërë për të ndër trajnerët e preferuar.

"E ndjek, pasi është një trajner që na ka dhënë shumë dhe po na ndihmon gjithmonë. Është shumë energjik dhe na jep shumë pozitivitet si grup. Kishim shumë nevojë për këtë, pasi kemi pasur disa kohë kur nuk kishim shumë atmosferë pozitive si skuadër dhe kishim nevojë për njerëz si Sylvinho. Tani është padyshim një nga trajnerët më të preferuar të mi", tha Hysaj.

Më pas shkodrani pyet trajnerin për ndryshimet në rolin e mbrojtësit të krahut, pozicion që edhe vetë braziliani e ka mbajtur kur ishte në aktivitet.

"Ka ndryshuar disi, pasi dikur nuk ishte aq taktik. Sot ka shumë taktikë në mënyrën e interpretimit të këtij roli. Lëviz, futu brenda, largoje topin jashtë zonës, mos e lër të afrohet këtu, e të tjera këshilla taktike. Sigurisht taktik është e rëndësishme, por atëherë ishte më shumë një lojë kombinimesh. Ti je shumë më agresiv dhe shumë më i fortë fizikisht. Në duelet një kundër një je shumë më mirë, pasi unë nuk i preferoja shumë", tha Sylvinho.

Trajneri Sylvinho tregon në kanalin zyrtarë të UEFA-s ndjesitë  si timonier i Shqipërisë dhe shton se të përfaqësosh një komb është shumë speciale për lojtarët dhe trajnerin.

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin”.

Reportazhi i Uefa-s vijon me organizimin e punës nga trajneri dhe stafi i tij, ndërtimi i programit stërvitor, diskutime me lojtarët ku gjithmonë mbizotëron atmosfera pozitive.

Në vijim UEFA vlerëson Shqipërinë dhe e cilëson rrugëtimin e saj në këtë edicion kualifikues shumë të mirë. Ndeshja e radhës me Moldavinë shihet si një finale, pasi Shqipëria mund të sigurojë për herë të dytë në histori finalet e një turne madhor, Europianin “Gjermani 2024”.

Në karrierën e tij si lojtar, Sylvinho ka luajtur nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe Arsen Wenger,  dy nga trajnerët më të mirë të historisë. Në reportazhin e UEFA-s trajneri i cilëson ata si të jashtëzakonshëm.

“Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi”.

Reportazhi i UEFA-s dedikuar ecurisë fantastike të Shqipërisë dhe trajnerit të saj Sylvinho mbyllet me fjalën e këtij të fundit, i cili thotë se në Kombëtare çdo gjë  bëhet me zemër pasi prezantojnë vendin në arenën Europiane dhe atë Botërore. Në fund mesazhi i Sylvinhos është i qartë: Gjithmonë besoni te lojtarët.

Kujtojmë se kuqezinjtë kërkojnë edhe një pikë matematikisht për të qenë në finalet e Euro 2024. Të premte më 18:00 tanët luajnë kundër Moldavisë në transfertë dhe të hënën e 20 nëntorit kundër Ishujve Faroe në Tiranë. Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:01
'Besoni gjithmonë te lojtarët', Sylvinho para 'finales': Kombi përfaqësohet me zemër


Në reportazhin e UEFA-s për Kombëtaren, trajneri Sylvinho ka thënë se duhet që besimi te lojtarët të jetë i madh, duke sjellë më pas edhe frytin e punës në fushë. Shqipëria luan të premte në orën 18:00 kundër Moldavisë në transfertë për sfidën e fundit kualifikuese në grupin E, teksa një pikë do i dërgonte kuqezinjtë edhe zyrtarisht në finalet e "Gjermani 2024".

“Lojtarët duhet ta shijojnë dhe të jenë krenarë që përfaqësojnë vendin e tyre, kjo është mënyra e të punuarit. Megjithatë kur përfaqëson vendin, gjërat ndryshojnë dhe nuk është e njëjta mënyrë tradicionale e të punuarit. Ti e di që ke shumë përgjegjësi për të luajtur dhe gjithçka duhet të bëhet me zemër, sepse përfaqëson kombin. Kjo është diçka speciale për lojtarët dhe për trajnerin.", tha fillimisht braziliani.

Më pas ai u ndal edhe te besimi që ka te lojtarët e tij, duke thënë se është grupi ai që të jep rezultat.

"Guardiola dhe Wenger janë të jashtëzakonshëm. Nuk pretendoj të bëhem si ata. Bëj punën time si e mendoj unë. Futbolli ka ndryshuar shumë, por unë besoj tek organizimi i një ekipi", tha Sylvinho.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën

VIDEO/Pak minuta pas atentatit në Vlorë, momenti kur qytetarët nxjerrin nga makina Kevin Hajrullën