UEFA publikon kandidatët për lojtarët më të mirë të edicionit të kaluar të Champions League. Janë 12 lojtarë nga 3 për çdo pozicion.
Mes 12 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdo rol, bien në sy që mbizotërojnë ata të Real Madrid, që u shpall kampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron për herë të tretë radhazi. Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih.
Juria, e cila ka dekretuar finalistët përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.
Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.