UEFA: Shqipëria mbështetet te
mbrojtja e mesfusha në Euro 2016

UEFA: Shqipëria mbështetet te<br />mbrojtja e mesfusha në Euro 2016
Mbrojtje solide, mesfushë e ngjeshur për të lënë sa më pak hapësira dhe një sulmues i deklaruar, për të tentuar që ti kapë rivalët në befasi. Kjo është mënyra e lojës me të cilën sipas UEFA-s, Shqipëria pritet të paraqitet në finalet e Euro 2016. Në ditët e fundit të përgatitjeve drejt Euro 2016, faqja zyrtare e Konfederatës Europiane të Futbollit parashikoi formacionet e mundshme të skuadrave pjesëmarrëse. Gjithçka duke u bazuar në skemat e përdorura më së shumti gjatë kualifikueset dhe miqësoreve të 24 përfaqësueseve finaliste.

Për Shqipërinë e Gianni De Biasit skema më e përdorur mbetet 4-5-1, ku edhe variacioni taktik i trajnerit me rreshtimin 4-2-3-1 e mban praktikisht mesfushën të ngjeshur dhe me 5 lojtarë. Berisha në portë ka mbështetjen e Hysajt, Canës, Mavrajt e Agollit në mbrojtje. Në mesfushë Kukeli është gjithmonë përpara mbrojtjes për të thyer aksionet e kundërshtarëve. Taulant Xhaka përdoret si “xhol”, herë përkrah Kukelit dhe në disa raste në pozicion më të avancuar, ashtu si Abrashi. Nga krahët e mesfushës, Lenjani duket i paprekshëm në të majtën, ndërsa Roshi në avantazh për krahun e djathtë, ndërsa Cikalleshi jepet favorit për një fanellë titullari, edhe pse së fundmi Armando Sadiku ka forcuar pozitat në ekip. Përsa i takon ekipeve të tjera të Grupit A, Zvicra, kundërshtari i parë i kuqezinjve më 11 Qershor në Lens, pritet të luajë me rreshtimin agresiv drejt sulmit, 4-3-3.

Në formacionin e helvetëve pritet të jenë 4 nga 6 shqiptarët e skuadrës, Granit Xhaka, Behrami e Shaqiri në mesfushë dhe Admir Mehmedi në sulm. Skuadër sulmuese e rreshtim 4-3-3 edhe për Francën, me yllin e skuadrës Pogba të spostuar nga e djathta në mesfushë, ndërsa Griezmann, Payet e Oliver Giroud pritet të përbëjnë treshen sulmuese. Rreshtim deri diku të ngjashëm me Shqipërinë mendohet se do të përdorë edhe Rumania, me skemën 4-2-3-1, ku Torje e Popa janë në balotazh në mesfushë, ashtu si Andone dhe Keșerü për vendin e sulmuesit të vetëm.


Kombëtarja fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA 
Në prag të Kampionatit Europian, Shqipëria ka fituar 3 vende në renditjen e FIFA që është publikuar sot. Ngjitja në renditje erdhi si pasojë e fitores që kombëtarja shqiptare e futbollit arriti përballë ekipit të Katarit pak ditë më parë në Austri. Kombëtarja ka 667 pikë në total, 35 më tepër se muajin e kaluar dhe nga vendi i 45 është ngjitur në vendin e 42. Nga rivalët e Grupit A në Euro 2016, Zvicra pozicionohet e 15, Franca e 17, ndërsa Rumania klasifikohet në vendin e 22. Zvicra ka humbur një vend, Franca ka rikuperuar 4 pozicione, ndërsa Rumania ka humbur 3 pozicione. Nëse bëjmë një renditje të këtij klasifikimi të rivalëve tanë në grup, në finalet e Europianit të Francës, Zvicra është e para, pastaj vjen Franca e Rumania. Kuqezinjtë janë të fundit. Në renditjen e fundit para Euro 2016, Shqipëria lë pas ekipe si Skocia apo edhe Paraguai. Në krye të renditjes botërore të FIFA-s mbetet Argjentina. Kujtojmë se muajin e kaluar, Shqipëria qëndroi në vend-numëro, sa i takon renditjes mujore të FIFA-s, ndërsa në këtë renditje, Shqipëria e pati në muajin gusht 2015, vendin e 22-të në FIFA. 


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve