UEFA shtyn afatet për formulën e kampionateve, Champions League në rrezik, gati skema e re

UEFA shtyn afatet për formulën e kampionateve, Champions League në rrezik, gati skema e re

Afati 25 maj i vendosur për federatat Europiane lidhur me formulën se si dëshirojnë të mbyllin kampionatet respektive është shtyrë nga UEFA. Së fundmi institucioni i futbollit Europian ka vendosur zgjatjen e këtij afati deri më 17 qershor për shkak të vështirësive që po hasin federatat në shtetet e tyre.

Si rrjedhojë po mendohet edhe për formulën e Champions League. Në rast se kampionatet zgjaten atëherë do të jetë e vështirë që me formulën aktuale të shpallet fituesi brenda gushtit. Në këto kushte, gjithmonë në rast të pamundësisë, po mendohen disa alternative. E fundit është që në çerekfinale të shkojnë skuadrat që kanë koeficientin më të mirë të UEFA-s, ç’ka do të thotë se Atalanta dhe Napoli digjen, ndërkohë që përfiton Juventusi që ndeshjen e parë e ka humbur me Lyon. Po ashtu edhe Real Madrid që ndeshjen e parë është mposhtur nga Manchester City.

Më tej gjysmëfinalet dhe finalet do të spostoheshin të gjitha në Turqi, ndërsa do të luhen me tek ndeshje. Kështu me 11 ndeshje në total do të shpallej edhe fituesi i kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç