Champios League duke nisur nga sezoni 2024-2025 nuk do jetë më me 32 skuadra, por me 36. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar mediat ndërkombëtare kanë bërë me dije se është rënë parimisht dakord në kongresin e UEFA-s, që vendimin përfundimtar do e japë sot pasdite në Vienë.
Ende nuk dihet saktësisht se si do jetë i organizuar, por thuhet se për çdo skuadër pjesmarrëse do ketë 8 ndeshje në grup. Fillimisht ishte thënë për 10, por duke qenë se kalendari europian është shumë i ngjeshur është vendosur për 8.
Nga 4 skuadrat që shtohen të favorizuara janë kampionatet me më shumë pikë. 1 skuadër sipas të gjitha gjasave do vijë nga Premier League. 1 tjetër do shtohet nga Franca ose Portugalia, ndërsa me shumë mundësi Skocia ose Serbia vendin e parë do e kenë të garantuar në fazën e grupeve.