UEFA ka përgatitur një promo me momentet më të veçanta nga ndeshjet e kombëtares së Francës dhe Shqipërisë, gjithashtu ka edhe disa momente mjaft të bukura nga fushata eleminatore e Shqipërisë.

Ndeshja luhet të mërkurën e 15 qershorit në orën 21:00. Nuk ka munguar as një ftesë e kryebashkiakut Veliaj për të gjithë sportdashësit shqiptar për të ndjekur ndeshjen në arenën e krijuar enkas për Europianin e këtij viti.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Veliaj shkruan "Mos e humb këtë video për Shqipëri - Francë! Dhe mbi të gjitha, mos mungo te ‪#‎TiranaFanZone‬ nesër ora 21:00 për të mbështetur Kuqezinjtë!"