TIRANË- UEFA ka zbardhur në faqen e internetit vendimin zyrtar të Komisionit të Disiplinës për ndeshjen Serbi-Shqipëri.
Në faqen e UEFA-s, përkatësisht në një njoftim të shkurtër theksohet: Komisioni i UEFA për Kontrollin, Etikën dhe Diskuplinën u takua dje dhe ka publikuar vendimin e mëposhtëm pas incidenteve të shumta të ndodhura gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për turin kualifikues të Europianit, ndeshje që u luajt më 14 tetor.
CEDB ka vendosur të deklarojë se ndeshja duhet të jepet në afrofe. Si konseguencë, Federata Shqiptare e Futbollit është e dënuar ta humbë ndeshjen 3-0. Ndërkaq, FSHF dënohet edhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.
CEDB, gjithashtu i ka hequr 3 pikë Federatës Serbe të Futbollit FSS në renditjen përfundimtare të ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian. Si vendim shtesë FSS është urdhëruar të luajë dy ndeshjet e ardhshme të kualifikimin për Europianin 2016 pa tifozë, me dyer të mbyllura. Përfundimisht Federata Serbe e Futbollit është gjobitur me 100 mijë euro.
Vendimi është i hapur për tu apeluar. /ATSH/
/Shqiptarja.com