NJU JORK - Disa po flasin për një pushtim alienësh. Të tjerë spekulojnë për një arratisje të alienëve nga planeti Tokë. Por ajo që po ndodh prej ditësh në Nju Xhersi, Nju Jork, Pensilvani dhe në shtete të tjera, është një pushtim i dronëve gjigantë misterioz, për të cilët Pentagoni nuk ka mundur të japë asnjë informacion. Dhjetëra dronë, të përshkruar si “me përmasat e një makine”, janë parë duke fluturuar mbi qiell.
Pamjet, të kapura me celularë, janë shumëfishuar. Shumë njerëz kanë telefonuar linjat e emergjencës të agjencive qeveritare për të kuptuar se çfarë po ndodhte.
‘Kapja’ e parë daton më 18 nëntor 2024, kur një dron fluturoi mbi arsenalin ushtarak Picatinny, në Wharton, New Jersey. Një tjetër u raportua në fushën e golfit të resortit të Donald Trump në Bedminster, gjithashtu në Garden State.
Që prej kësaj kohe, një duzinë qarqesh në të gjithë Nju Xhersin si dhe pjesa lindore e Pennsylvania-s dhe Orange County në shtetin e New York-ut, janë prekur nga kjo gjë.
FBI dhe agjenci të tjera kanë nisur hetimet. Ndërkohë Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka thënë se ende nuk kanë përgjigje përfundimtare
“Nuk kemi informacion të mëtejshëm se nga vijnë, nga janë nisur dhe ku zbarkojnë. Në orët e fundit kanë mbërritur raporte nga Teksasi, Oklahoma dhe Kalifornia, por për momentin nuk ka asnjë provë që këto pamje janë të ngjashme me ato të regjistruara në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara”, kanë thënë ata në një deklaratë.
Në mesin e dëshmitarëve është edhe ish-guvernatori i Maryland, Larry Hogan, i cili postoi një video në X.
"Natën e kaluar, rreth orës 21:45, unë personalisht kam qenë dëshmitar dhe kapur në video atë që dukej se ishin dhjetëra dronë të mëdhenj në qiell mbi rezidencën time në Davidsonville, Maryland, 25 milje nga kryeqyteti i vendit”, shkroi Larry Hogan.
“Unë e vëzhgova këtë aktivitet për rreth 45 minuta”, shtoi ai.
Një video e postuar në Facebook nga një përdorues tregon një dron në flakë duke u rrëzuar në një zonë të papërcaktuar. Njëri u rrëzua në Morris County, New Jersey.
John Kirby, zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, shpjegoi se ata nuk janë të huaj dhe mund të mos jenë dronë.
"Nuk kemi prova në këtë moment, që dronët që keni parë paraqesin një kërcënim për sigurinë ose që kanë lidhje me shtete të tjera”, tha Kirby.
Ky shpjegim ka ushqyer dyshimet te teoricienët e konspiracioneve.
Laura Loomer, një teoriciene konspirative dhe influencuese e ekstremit të djathtë, tha se nuk e beson një gjë të tillë. Të njëjtën gjë tha edhe deputetja pro Trump, Marjorie Taylor Greene.
"Pentagoni e di, por nuk do të na tregon asgjë dhe na thotë marrëzira," tha ajo.
"Nëse po na sulmojnë alienët, ata duhet të na e thonë," pyeti dikush.
"Jo, ata janë alienë që ikin nga deti," shkroi një tjetër.
"Ata ndoshta nuk janë të interesuar të na pushtojnë."
Disa janë gati të marrin armët.
James Ward, një agjent i pasurive të paluajtshme në Jersey Shore, ndau një video në Facebook që tregon dron "sa një SUV" mbi Parkun të Island Beach.
"Një goditje e mirë do ta zgjidhë këtë problem," komentoi një tjetër.
Sipas ligjit federal, rrëzimi i një droni është i paligjshëm.
Por edhe Donald Trump po ndërhyn, duke bërë thirrje për goditjen e dronëve.
"Dronë misteriozë po shihen në të gjithë vendin. Nuk mendoj se kjo mund të ndodhë pa qenë qeveria në dijeni. Shpjegojini publikut tani. Ndryshe, rrëzojini," thotë presidenti i zgjedhur i SHBA-së në platformën e tij sociale, Truth./La Repubblica
Ufo drona ti rroj intelligenza artificiale papunsia ne kulm jo te mendojn si te hapim vende pune po te gjith nga shpia online
Përgjigju