Ujdia për refugjatët nuk duket në horizont/ Seehofer refuzon pranimin e minorenëve të pashoqëruar nga kampet greke

Ujdia për refugjatët nuk duket në horizont/ Seehofer refuzon pranimin e minorenëve të pashoqëruar nga kampet greke

Pas takimit të ministrave të Brendshëm të BE në Zagreb të premten(24.01) nuk duket se janë qartësuar problemet në politikën europiane të migracionit. Ministri i Brendshëm kroat, Davor Bozinovic që mban kryesinë e radhës nuk iu përgjigj pyetjeve për këtë. Ai premtoi më shumë masa për sigurimin e kufijve, dhe tha, se duhen dëgjuar grekët, kur paraqesin shqetësimet e tyre. Gjithçka ishte shumë më pak konkrete, se në takimet e mëparshme.

Seehofer nuk pranon refugjatë minorenë

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehoer i hodhi poshtë kërkesat e Të Gjelbërve në Berlin që për arsye humanitare të merren të paktën minorenët e pashoqëruar në kampet greke. Disa lande gjermane kishin shprehur më parë gatishmërinë për pranimin e tyre. Por Seehofer tha jo. Ai kërkon të marrë më parë miratimin nga disa vende të BE që duan të bashkëpunojnë për këtë çështje. Me Francën po zhvillohen ndërkohë bisedime, thuhet nga ministria gjermane.

Shqetësimi i Berlinit është, se Gjermania si në vitin 2015 dërgon me këtë një sinjal që çon sërish në pranim të pakufizuar, edhe nëse ata janë minorenë. Seehofer kërkon një koalicion vullnetar me vendet që duan të pranojnë minorenë. Vetëm ministrja e Brendshme zvicerane bëri një premtim, se vendi i saj mund të marrë disa minorenë nga kampet greke. Berlini pret që qeveria greke të përshpejtojë procedurat e azilit dhe të identifikojë refugjatët me të drejtë qëndrimi për azil nga ata që janë vetëm migrantë ekonomikë. Ministri i Brendshëm gjerman kërkon një zgjidhje për shpërndarjen e refugjatëve brenda BE. "Popullata e kupton gjithnjë e më pak, që nuk ecet përpara për një temë që pa diskutim mund të zgjidhet vetëm në nivel europian."

Jo "shërbim taksie" në Mesdhe

Ministri Seehofer nuk del kundër rivënies në funksion të misionit "Sophia" para brigjeve libiane. Misioni u bllokua para një viti për shkak të presionit të qeverisë italiane, sepse refugjatët e shpëtuar "zbarkonin" rregullisht në portet italiane. Ministrat e Jashtëm të BE duan që të nxjerrin sërish anijet në Mesdhe për të kontrolluar zbatimin e embargos së armëve për Libinë. Horst Seehofer e pranon misionin, dhe bashkë me Francën, Italinë dhe Maltën, Gjermania do të rregullojë shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar. Por ai theksoi, se ky mision nuk duhet të kthehet në "shërbim taksie".

Jo "shërbim taksie" në Mesdhe

Ministri Seehofer nuk del kundër rivënies në funksion të misionit "Sophia" para brigjeve libiane. Misioni u bllokua para një viti për shkak të presionit të qeverisë italiane, sepse refugjatët e shpëtuar "zbarkonin" rregullisht në portet italiane. Ministrat e Jashtëm të BE duan që të nxjerrin sërish anijet në Mesdhe për të kontrolluar zbatimin e embargos së armëve për Libinë. Horst Seehofer e pranon misionin, dhe bashkë me Francën, Italinë dhe Maltën, Gjermania do të rregullojë shpërndarjen e refugjatëve të shpëtuar. Por ai theksoi, se ky mision nuk duhet të kthehet në "shërbim taksie"./DW

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja