Ujëra të trazuara për vaksinën e Oksfordit/ Tre bioteknike kineze zbulojnë antidodin

Ujëra të trazuara për vaksinën e Oksfordit/ Tre bioteknike kineze zbulojnë antidodin

Teksa vaksina e Oksfordit, duket se është futur në ujëra të trazuara, të paktën tre kompani kineze kanë zbuluar vaksinat e tyre kundër COVID-19

Sipas Anadolu Agency, Grupi Kombëtar Kinez Biotec (CNBG) dhe Sinovac Biotech shfaqën vaksinat e tyre në Panairin Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve (CIFTIS) në kryeqytetin Pekin.

Sipas shefit të saj ekzekutiv, Yin Weidong, Sinovac po teston vaksinën e saj të mundshme CoronaVac në Brazil, Indonezi, Turqi, Bangladesh dhe në disa vende të tjera.

“Ritmi i kërkimit është i shpejtë në Brazil”, tha Yin, duke shtuar se vaksina është në fazën e tretë dhe të fundit të testit klinik.

Ai tha se kompania ka në plan të ofrojë vaksinën për 9.000 vullnetarë dhe shpreson të ketë rezultate “deri në fund të vitit”.

Rreth 50 mijë persona janë përfshirë në provat klinike të vaksinës së koronavirusit të CNBG në Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrein, Peru, Marok dhe Argjentinë, të cilat kanë hyrë në fazën e fundit.

CNBG ka ngritur fabrika të prodhimit të biosigurisë në institutet kërkimore të kompanisë në Pekin dhe Wuhan, të cilat pritet të prodhojnë 300 milionë doza në vit.

Kompania e tretë kineze që prezantoi vaksinën është Sinopharm.

Kompania tha se e testoi vaksinën tek punonjësit e saj, duke pretenduar se të imunizuarit udhëtuan më pas përtej detit dhe nuk kontraktuan virusin.

Sinopharm aktualisht ka dy vaksina në fazën e tretë të testit klinik.

“Nëse jemi optimist vaksinat mund të lançohen deri në fund të vitit”, u citua të ketë thënë Zhou Song, këshilltari i përgjithshëm i Sinopharm në një raport nga “New York Times”, i cili u mor nga faqja e njëjtë e internetit me bazë në Shanagai.

Shumë firma dhe vende po garojnë për të zhvilluar një vaksinë efektive pasi vdekjet globale nga COVID-19 tani janë afër 900 mijë.

Një nga kandidatët më premtues të vaksinave është zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca.

Megjithatë, provat klinike përfundimtare të vaksinës në Britani të Madhe janë pezulluar pasi një pjesëmarrës ka pasur një reagim negativ.

“Si pjesë e testeve të rastësishme, të kontrolluara globale të vaksinës së koronavirusit të Oksfordit, procesi ynë standard i rishikimit u aktivizua dhe ne vullnetarisht ndalëm vaksinimin për të lejuar rishikimin e të dhënave të sigurisë nga një komision i pavarur”, tha zëdhënësja e AstraZeneca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja