Ujërat e zeza ‘pushtojnë’ lumin Osum në Berat, banorët: Era e keqe ndihet kudo, bashkia nuk merr masa

Rënia e prurjeve të lumit gjatë stinës së verës nxjerrë në pah edhe më shumë ndotjen e Osumit, i cili përshkon përmes qytetin muze të Beratit. Mes ujërave të zeza në shumë pika, mbetje të çfarëdoshme, papastërti dhe erë e keqe që ndihet kudo, e bëjnë Osumin lumin që lundon në ndotje.

Ndonëse, këtë vit reshjet e shiut nuk kanë munguar dhe gjatë stinës së verës, në këto ditë të fundit të gushtit tepër të nxehta ajo që bie në sy sa herë kalon në krah të Osumit janë derdhjet e ujrave të zeza.

Të vetmit që qëndrojnë më pranë lumit janë peshkatarët, të cilët si njohës të mirë të problematikave mjedisore shprehen se së fundmi Osumi në dy brigjet e tij përdoret dhe për kryerjen e nevojave personale, gjë e cila e shton shqetësimin e ndotjes. Sëbashku me ankesat e peshkatarëve bashkon dhe qytetarët e Beratit, të cilët nuk e shohim më lumin si dhuratë të natyrës, por si një kanal ujërash të zeza.

Situata siç ka qenë, nuk merr njeri masa, ndihet era e keqe. Ata të bashkisë, duhet ta mbyllin  pjesën tek rrapishtet se bie erë e keqe. Tërë kanalizimet në lumë shkarkojnë. Bashkia vjen vetëm për vota, pastaj nuk interesohet më.

 Banorët

Nga ana tjetër justifikimi nga drejtues të Bashkisë së Beratit jashtë kamerave, shprehen se e vetmja zgjidhje për lumin Osum, do të jetë zbatimi i projektit që parashikon sistemimin dhe reabilitimin total të tij, i cili deri më sot nuk është vënë në jetë për mungesë fondesh.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb