Zëdhënësja Silvi Bardhi tha në një prononcim për shtyp se “Partia Demokratike u deklaron shqiptarëve se Rama dhe çakalli i tij Faq e Zi nuk kanë dhe nuk mund të kenë interesa kombëtare, por vetëm interesa personale ndër më të shpërfytyruarat. Këta binjakë siamezë apartidë në korr të përbashkët kërcënuan shqiptarët se do të thërrisnin referendum për marrëveshjen e detit, ndërkohë Kushtetuta e vendit nuk lejon kënd të thërrasë referendume për qëllime antikombëtare”.
PD i cilësoi si trillime si dhe “shpifje të ulta e banale” akuzat e opozitës për negociata sekrete të Qeverisë Berisha me autoritetet greke në lidhje me kufirin detar, që kanë si qëllim të vetëm mbulimin “me mashtrime aktin e tij të papërgjegjshëm të bllokimit për të tretin vit me rradhë të statusit kandidat për Shqipërinë”.
PD premtoi se asgjë nuk do të pengojë thirrjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, ndërsa theksoi se përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare ajo i përmbahet “respektimit të plotë të Kushtetutës”.
(im/shqiptarja.com)