Ujësjellësi i ri i fshatit Troshan në Njësinë Administrative të Blinishtit në Lezhë nuk do të merret në dorëzim nga Bashkia pa u furnizua me ujë të pijshëm të gjitha familjet ashtu siç e parashikon projekti.
Kjo ka qenë deklaratat e kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj gjatë takimit që zhvilloj me një përfaqësi të banorëve të këtij fshati. Sipas Frrokajt Bashkia do të ngrejë një grup pune për të verifikuar mënyrën e zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm për këtë zonë.
Për ujësjellësin e ri të fshatit Troshan janë harxhuar afro 1 miliard lekë, por vetëm pak muaj pas përfundimit të këtij investimi banorët e këtij fshati ankohen se po vuajnë sërish mungesën e ujit të pijshëm. Tashmë me ndërhyrjen e Bashkisë ky problem pritet që të marrë zgjidhje në një kohë mjaft të shpejtë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com