TIRANE - Niveli i borxhit nga debitorët ndaj ujësjellësit të Tiranës është shumë i lartë. Konstatimi ka ardhur nga vetë institucioni i ujësjellësit, sipas të cilit debitorë janë institucionet e qeverisë, përfshirë ato lokale dhe qendrore.

Borxhi që institucionet buxhetore, ato jo qeveritare dhe bashkitë e komunat i kanë ujësjellës kanalizimeve kap shifrën e 220 milionë lekëve.

Afati i fundit për shlyerjen e borxheve sipas UKT-së është data 21 dhjetor, ndërkohë që nëse nuk shlyhen detyrimet deri në këtë datë ujësjellësi do të ndërpresë furnizimin me ujë për këto institucione.

(eç/shqiptarja.com)