Ujgurët, nga të burgosur
në pica – bërës në Tiranë
|

Ujgurët, nga të burgosur<br />në pica – bërës në Tiranë<br />|
TIRANË - Jeta e atyre që për shqiptarët që prej vitit 2006 njihen si ujgurët e Guantanamos ka zënë artikujt kryesorë në disa media të huaja si Herald Tribune apo Agjencia Franceze e Lajmeve.
“Të liruar nga Guantanamo, ujgurët bëjnë pica në Tiranë” është titulli i artikullit kushtuar azilantëve ujgurë, të cilët prej afro 6 vjetësh jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, e kryesisht në përgatitjen dhe shitjen e picave.
Një prej tyre është Abu Bakker Qassim, i cili bashkë me disa të tjerë, disa myslimanë kinezë pas largimit nga burgu famëkeq i Guantanamos kanë kërkuar azil në Shqipëri, pa shpresën se një ditë mund të kthehen në vendin e tyre,
"Unë fillova një jetë të re në Shqipëri dhe nuk mund të kthehem në Kinë, pasi autoritetet kineze nuk do ta lejonin familjen time të largohet nga vendi dhe të vijë në Shqipëri," deklaron njeriun që dikur punone në një fabrikë lëkure e që sot punon nëpër piceritë e Tiranës.

"Për vite kam shpresuar më kot se Shtetet e Bashkuara apo Kombet e Bashkuara do të më ndihmojnë të bashkohem me gruan dhe tre fëmijët të cilët unë nuk i kam parë prej 12 vjetësh. Prandaj kam vendosur që të rimartohem. Gruaja ime është shtatzënë dhe për dy javë, ne do të kemi një fëmijë, vajzën tonë," tha Qassim, duke folur në gjuhën shqipe. Lidhja e vetme me vendin e lindjes është interneti.

Qassimi, 43-vjeçar, është një nga pesë ujgurët kinezë etnikë, të vendosur në Shqipëri pasi lirimit nga kampi i burgimit të SHBA-ve në Guantanamo të Kubës, në vitin 2006, kur Shtetet e Bashkuara filluan të ashtuquajtuën luftë mbi terrorin, pas sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001.
Shteti shqiptar, sipas gazetarit të AFP, i paguan qiranë e shtëpisë si dhe një shtesë prej 300 eurosh në formën e një kompensimi mujor.
"Konkurrenca është e ashpër dhe unë të përpiqem të bëj recetat e mia me përbërës të veçantë, për klientë të cilët janë kryesisht studentë të rinj”, shprehet Qassim.
Kina e akuzon Qassim dhe 5 të tjerët atë për lidhje me Lëvizjen Islame të Turkestanit (ETIM) që lufton për të rivendosur shtetin e pavarur të Turkestanit Lindor në Xinjiang, që kur provinca u bë një rajon autonom në vitin 1955.
”Të ballafaquar me të njëjtat probleme si Qassim, dy nga katër shokët e tij ujgurë, ish-të burgosur në Guantanamo i kanë sjellë gratë e tyre ujgure në Tiranë për t’u rimartuar. Ndërsa një i tretë shpreson për të gjetur një grua shqiptare, ndërsa i katërti ka kërkuar azil politik në Suedi”, vijon më tek artikulli.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale