Krasniqi shkon në çerekfinale në Olimpiadën e Parisit

Krasniqi shkon në çerekfinale në Olimpiadën e Parisit

Distria Krasniqi

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka shkuar në çerekfinale në Olimpadën e Parisit, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Rrethin e parë ajo e kaloi pa luftë. Ndërkaq, në rrethin e dytë ajo mposhti me Ippon Maryam March Maharani nga Indonezia.

Më vonë gjatë ditës së shtunë ajo do të zhvillojë edhe rundin e çerekfinales, ku do përballet me xhudisten nga Izraeli Gefen Primo. Krasniqit i duhet që të mposhtë Primon që të sigurojë medalje olimpike.

Në Olimpiadën e Parisit, Kosova po merr pjesë me nëntë sportistë: pesë xhudistë, një boksiere, një sportiste në atletikë dhe dy notarë. Boksierja Donjeta Krasniqi më 27 korrik shënoi fitoren e parë në kategorinë -60 kilogramë, duke kaluar në rrethin e dytë të garave. Meçin e radhës ajo do ta zhvillojë më 29 korrik ndaj kolumbianes, Angie Valdes.

Deri më tani, Kosova ka fituar tri medalje olimpike, të tria të arta dhe të gjitha në sportin e xhudos. Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike në Rio 2016. Në Olimpiadën e Tokisios, xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i siguruan Kosovës edhe dy medalje të arta.

Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024 nisën më 26 korrik dhe do të zgjasin deri më 11 gusht. Në këto lojëra marrin pjesë rreth 7.000 sportistë./REL/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete