Uji i kripur në Mars fenomeni
vetëm në verë, shkencëtarët: Ka jetë

Uji i kripur në Mars fenomeni<br />vetëm në verë, shkencëtarët: Ka jetë
Pak dite me pare NASA konfirmoi pranine e ujit te kripur ne planetin Mars. Shkencetaret amerikane kane publikuar te tjera detaje, sipas te cilave prania e ujit vihet re ne stinen e veres, ndersa jep sinjalet per ekzistencen e organizmave te gjalle ne kete planet. 

Shkencëtarët në agjencinë amerikane të hapësirës njoftuan se kanë zbuluar gjurmë të burimeve me ujë të kripur në siperfaqen e Marsit. Shkencëtarët thonë se rrjedhat e ujit në sipërfaqen e Marsit shfaqen vetëm gjatë stinës së verës. Zbulimi mbështet idenë se mund të ketë forma jete në planetin e kuq.
Shkencëtarët e kanë ditur për një kohë të gjatë se në Mars dikur ka patur ujë. Por ata mendonin se ndryshimi i klimës e kishte tharë planetin. Të hënën, shkencëtarët e NASA-s njoftuan se kanë prova se ka më shumë ujë në planetin e kuq sesa mendohej më parë.

Për disa vite shkencëtarët kanë monitoruar gjurmët misterioze të rrjedhave të ujit në terrenin e Marsit që duket se po zbehen. Një analizë e plotë e të dhënave të mbledhura nga sondat e NASA zbulon se vijat e errëta që shfaqen gjatë verës mund të jenë rrjedha të ujit.

"Por ne nuk e dimë se nga ku po vjen uji, kështu që mund të ketë një burim të madh ujor të fshehur nën sipërfaqen e planetit. Por ne nuk dimë asgjë për këtë. Pra ky është një mister tjetër nga ky zbulim i fundit", thotë një shkencëtar i NASA-s.

Përgjigja për këto pyetje mund të vijë pas rreth pesë vitesh, kur sonda tjetër e NASA-s do të sjell përsëri mostra nga Marsi. Prania e ujit do të nënkuptonte ekzistencën e organizmave të gjallë në planet. Kjo gjithashtu do të lehtësonte udhëtimet e ardhshme në hapësirë.
mars
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid