Në prag të nisjes së sezonit turistik, pamje mbresëlënëse na vijnë nga 3 ishujt e Ksamilit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga vija bregdetare e Ksamilit, ndërsa shkruan se jemi gati për një sezon fantastik veror për të pritur pushues nga e gjithë bota.
“MIRËMËNGJESI dhe me këto pamje mbi Ksamil ku deti dhe ishujt luajnë mes nuancave të bruzit, jeshiles e blusë së thellë, gati për një sezon fantastik veror e për të pritur pushues nga gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
3 ishujt në Ksamil janë kthyer në zonën më të preferuar jo vetëm nga turistët vendas, por edhe nga ata të huaj.
resorte me 5 yje per nje sherbim te kualifikuar ne nivein e pritshmerive te klienteles eshte i mundur dhe duhet te jete gati ne fillim te sezonit nese pergatitjet trajnuese fillojne qe tani edhe me eksperte te huaj
Përgjigjufotot o rama i ben vetem ne det,,,deti i bukur eshte gjithandej,,po ktheje pak aparatin dhe nga toka,,dhe na trego katrahuren me pallate te bera kuturu ne ksamil e kudo ne bregdetin tone...
PërgjigjuKatrahuren e kemi kudo ku ka shkelur kemba e shqiptarit or teeeejjjjj