“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!

Fshati Hajdaraj vetëm 4 kilometra nga qendra e Lushnjes këto ditë të nxehta të verës vuan mungesën e ujit të pijshëm por jo vetëm, rruga që përshkon përmes këtë fshat prej 30 vitesh nuk ka njohur mirëmbajtje.

Ky fshat me 120 shtëpi dikur ka pasur rreth 1000 banorë sot kanë mbetur më pak se gjysma e tyre. Sipas banorëve arsyeja kryesore e braktisjes së fshatit Hajdaraj është mungesa e ujit të pijshëm. Edhe pak uji që rrjedh në rubineta është i ndotur, ndaj banorët detyrohen ta blejnë ujin kur vijnë çisternat me ujë nga qyteti.

“Uji vjen me ngjyrë të kuqe, nuk bën as për të pirë, as për gatim. Unë bjel cdo ditë 4 bidona ujë. Kemi takuar kryetaren por s’na ka dhënë zgjidhje”.

“Uji është i pisët, sa del nga dushi të kruhet koka. Nuk bën për asgjë, as pulat nuk e pinë.

"Është uji flakë e kuqe se e del nga pusi. Shpimi i pusit është bërë afër ujërave të zeza".

"Ne kërkojmë që bashkia të hapë një pus të ri ose të na sjellë ujin e rrjetit sic e ka qyteti, se ne jemi afër qytetit”.

“Ne harxhojmë 7 mijë lek (të reja) në muaj, secila familje se e blejmë ujin me bidona”, thanë banorët.

Një makth më vete është bërë rruga e fshatit e cila është tejet e amortizuar ku mund të qarkullohet vetëm me fuoristradë. Banorët thonë se kur kanë probleme shëndetësore nuk vijnë ambulancat për t’I transportuar në spital për shkak të rrugës.

“Rruga është beterr. Skandal fare. S’do t’ia dijë Bashkia as Qeveria.

"Unë jam e sëmurë, e paralizuar, kërkova ambulancën nuk erdhi prej rrugës së keq".

"Votat PS i merr 100 për qind në këtë fshat dhe nuk na bën asnjë investim".

"Po na përzënë nga këtu. Ne e kemi ngritur zërin por askund nuk na dëgjon”, thanë ata.

Një përfaqësi e banorëve të fshatit Hajdaraj ka zhvilluar një takim me kryetaren e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefaj dhe drejtorin e ujësjellësit por ende nuk ka asnjë zgjidhje.

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi