-
Vlora ‘thahet’ për ujë të pijshëm në kulmin e sezonit, qytetarët: Vjen me pikatore, s’mbushim dot as enët! Prefekti: Shpresoj që Ujësjellesi të dalë nga kjo gjendje
Në kulmin e sezonit turistik, qyteti i Vlorës nuk furnizohet normalisht me ujë të pijshëm. Situatë është më problematike në lagjet Kushtrimi, Pavarësia dhe Stacioni i Trenit. Banorët thanë se uji shkon në çezma me orar të reduktuar. Sakaq, Prefekti i Vlorës deklaron se ndërmarrja e ujësjellësit po punon për të riparuar defektet.
19 Qershor, 16:12 -
‘Po qelbemi, s’kemi ujë për të larë as për të pirë’, banorët e Varibopit në Fier protestë ndaj Ujësjellësit: Po tallen me ne, sjellin 10 minuta ujë në ditë
Mbi 240 familje në Varibop të Fierit vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në verë. Ata protestuan këtë të hënë, duke kërkuar të merren masa nga Drejtoria e Ujësjellësit në Fier. Sipas banorëve, prej muajit maj, uji shkon në çezma me orar të reduktuar, vetëm 10 minuta në ditë.
16 Qershor, 15:51 -
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
Rreth 300 banorë të fshatit Bajkaj në Delvinë përballen prej më shumë se 3 javë me mungesën e ujit të pijshëm. Kjo për shkak se burimi nga ku furnizohet edhe ujësjellësi i fshatit është tharë. Ujësjellësi thotë se do investojën në 2025-ës, por banorët të cilët paguajnë faturat e ujit kërkojnë zgjidhje sot e jo premtime boshe.
27 Nëntor 2024, 12:58 -
Protesta/ ‘Po qelbemi! S’kemi ujë për të larë, as për të pirë!' Defekt në Ujësjellës, Miloti 10 ditë pa ujë
Prej 10 ditësh në qytezën e Milotit, pjesë e bashkisë së Kurbinit nuk ka asnjë pikë uji në çezma. Banorët protestojnë duke kërkuar nga Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Bashkia si aksionere e shoqërisë të rregullojnë sa më shpejt defektin në rrjetin e ujësjellesit.
3 Tetor 2024, 16:12 -
Banorët e Nivicës në Himarë: Çfarë mund të bëjë një familje me 70 litra ujë në ditë?! Pompa e ujësjellësit prej 1 viti e djegur!
Kur temperaturat shënojnë 40 gradë, banorët e Nivicës në Himarë po përballen me thatësirën. Uji në çezma shkon vetëm një herë të ditë, ndërsa banorët kryesisht të moshuar detyrohen të mbushin në çezma publike apo ta blejnë ujin e pijshëm.
13 Korrik 2024, 16:15 -
HULUMTIM I REPORT TV/ U shpenzuan 180 milionë lekë nga Bashkia Pogradec, por 6 mijë banorë s’kanë ende ujë të pijshëm!
Rreth 6 mijë banorë në fshatrat Udënisht dhe Memëlisht në Pogradec furnizohen me ujë vetëm 1 orë në ditë. Bashkia ka tenderuar 180 milionë lek për ndërtimin e ujësjellësit të ri por punimet ende s’kanë përfunduar edhe pse afatet kane kaluar prej me shumë se dy vitesh.
13 Korrik 2024, 11:12 -
“Uji i kuq, s'e pijnë as pulat! Rruga skandal, s’hyn ambulanca”, banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje: Na kanë braktisur Bashkia e Qeveria!
Banorët e fshatit Hajdaraj në Lushnje jetojnë pranë qytetit por nuk marrin asnjë lloj shërbimi. Prej vitesh nuk furnizohen me ujë të pijshem, por me uji pusi, të ndotur. Ndërsa rruga është e amortizuar dhe nuk hyn as ambulanca.
25 Qershor 2024, 15:44