KORÇË - Dhjetra familje në fshatin Shamoll të rrethit të korcës jetojnë cdo ditë nën kërcënimin e konsumimit te ujit të pijshëm i cili është i ndotur.

Situata alarmante vijon prej vitesh në këtë fshat ndërsa askush nuk është interesuar për marrjen e masave. 

Vetëm disa muaj më parë A1 Report ka ngritur shqetësimin e banorëve duke bërë që drejtoria e shëndetit publik të shkojë në këtë fshat për të parë situatën, e cila vijon të mbetet e njëjtë edhe sot. 

Banorët shprehen të lodhur dhe të pafuqishëm pasi udhëtojnë kilometra të tërë për siguruar ujin e pijshëm ku të munden. 

“U bëmë 1 vit e gjysëm. Vjen 3 herë në ditë nga 1 orë, nga gjysëm ore. Dhe ai që vjen është me krimba”, - tha një banor.

“Nuk është normale, ku është normale?! Duhet uji domethënë të jetë i saktë, të lahen njerëzit, të pijnë. Ai ujë aty është me krimba, si mund të shkojë me atë ujë ashtu!”, - tha një banor tjetër

“U bëmë rreth një vit e gjysëm mos të themi dy. Është shumë keq, pa ujë.. uji është jetë”, - tha një tjetër banor.

Kjo situatë në fshatin Shamoll të Korcës është e tillë prej katër vitesh.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)