Ato që duhej të ishin momente gëzimi për të kaluar me shokët, në këto ditë të nxehta të fillim qershorit janë kthyer në tragjedi. Tre fëmijë, dy 11 vjeçarë dhe një 12 vjeçar raportohen të jenë mbytur pasditen e djeshme. Ngjarjet e rënda u shënuan njëra në Martanesh të Matit dhe tjetra në komunën Poshnje të Beratit.

MBYTJA NË BERAT
Klodian Tafaj, 11 vjeç është mbytur pasditen e djeshme në ujrat e lumit Devoll. Djaloshi nga fshati Syzezë e komunës Poshje kishte hyrë në lum për tu larë me shokët e tij, por nuk ka dalë më. Polumbarët nisën sot paradite kërkimet për trupin e djaloshit.

TRAGJEDIA E DYTE NE MARTANESH 
Dy fëmijë janë mbytur pasditen e djeshme, teksa laheshin në një rezervuar. Gj. Rrushi 12 vjeç dhe R. Rrushi, kushërinj të parë, ishin duke kullotur bagëtitë, kur kanë vendosur që të futeshin në rezervuar. Disa dëshmitarë të ngjarjes, banorë të asaj zone u shprehën se njëri prej fëmijëve i po kërkonte ndihmë tjetrit. Teksa ka shkuar për ta ndihmuar, ka mbetur brenda rezervuarit edhe fëmija i dytë për shkak të llucës. Sikurse bëhet e ditur nga banorët e zonës, por edhe nga policia, rezervuari ishte i cekët, por shkak për mbytjen e të vegjëlve ishin sasia e madhe e llucës. Të parët që i kanë gjetur kanë qenë disa banorë që i kishin shtëpitë pranë rezervuarit.