Por, çdo përpjekje për të caktuar të tilla zona në detin Egje do të hasë kundërshtimin e Turqisë, sipas specialistëve ndërkombëtare. Të dy vendet ende nuk kanë përcaktuar kufirin e shelfit kontinental dhe përmasat e ujërave të tyre territoriale, kur disa ishuj grekë ndodhen vetëm 3 milje detare larg Turqisë.
Por, ministri grek nuk mendon se ka pengesa të tilla me fqinjin verior. Sipas Papakonstandinut, vështirësia me Turqinë qendron në faktin se ky vend nuk ka nënshkruar Konventën mbi Ligjin e Detit. Greqia do të hyjë sërish në bisedime me Egjiptin dhe Libinë për këtë problem, ndërkohë që me Italinë dhe Shqipërinë ka marraveshje në këtë drejtim, theksoi ai.
Disa vite më parë, opinioni shqiptar pati një reagim tepër negativ kur zbuloi se me Greqinë ishte nënshkruar një marrëveshje që i jepte Greqisë një sipërfaqe detare prej afro 300 kilometrash katrore, që nuk i ishte njohur më parë nga Shqipëria. Tani kuptohet pse fqinjët këmbëngulnin për sovranitetin mbi këto ujra.
(aq/shqiptarja.com)
