STAMBOLL - Ukraina ka hapur një hetim për një kërcënim të mundshëm terrorist të ngjarjes së të premtes ku një pasagjer ukrainas kërcënoi se në avion kishte një bombë dhe kërkoi devijimin e një avioni turk, bëjnë të ditur mediat turke.
Të premten (07 shkurt 2014) gjatë orëve të mbrëmjes, një avion turk bëri ujle të detyruar në aeroporin e Stambollit pasi një pasagjer ukrainas tentoi të marrë drejtimin e tij nën kërcënimin se kishte një bombë në bord.
Ai ka dashur ta drejtojë avionin drejt Sochit në Rusi, aty ku dje u zhvillua cermonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
Fatmirësisht pas hetimeve nuk rezultoi asnjë mjet kërcënues në bord, ndërsa policia kreu arrestimin e pasagjerit ukrainas, identiteti i të cili nuk bëhet publik për arsye hetimi.
Avioni ishte nisur nga qyteti ukrainas, ku pasagjeri ndaj të cilit kanë nisur hetimet, bashkë me 110 të tjerë hypi në avion në qytetin Kharkovit të Ukrainës dhe kishte destinacion Turqinë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com