KIEV - Ukraina ka vendosur kontrolle të pasaportave përreth zonave në lindje, të cilat kontrollohen nga separatistët pro-rusë.
 
Shërbimi i rojës kufitare ka thënë se secili që hyn ose del nga zonat e rebelëve duhet të tregojë pasaportën.
 
Ky veprim është shpjeguar si masë e sigurisë.
 
Regjimi i pasaportave do të krijojë një kufi de facto të brendshëm, pasi kufiri i Ukrainës me Rusinë tashmë kontrollohet nga rebelët ukrainas dhe trupat ruse./REL/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)