TIRANË - Ukraina njoftoi sot vdekjen e parë për këtë vit në konfliktin me separatistët pro-rusë. Lajmi I raportuar nga zëdhënësi I ushtrisë ukrainase tha se bëhet fjalë për një ushtar të vdekur e 5 të plagosur gjatë 24 orëve, por pa dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes.
 
Ai tha se forcat ukrainase po respektonin kushtet e armëpushimit të rënë dakord në shtator. Jo më larg se një javë më parë, autoritetet ukrainase dhe separatistët pro-rusë shkëmbyen qindra të burgosur lufte si pjesë e një plani prej 12 pikash, me qëllim për t’i dhënë fund konfliktit.
 
Mbi 47 mijë njerëz janë vrarë në vitin 2014, në konfliktin që ka provokuar krizën më të rëndë të marrëdhënies mes Rusisë e Perëndimit që nga Lufta e Ftohtë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)