KIEV- Një militant ukrainas kundërshtar aktiv i presidentit Janukoviç, konsiderohet i zhdukur që prej dy ditësh, duke shkaktuar shqetësim për fatin e tij pas zbulimit të mërkurën në periferi të Kievit të trupit pa jetë të një militanti tjetër, i cili ishte rrëmbyer.
Dmitro Bulatov, 35 vjeç, një ndër drejtuesit e ”Automaidan”, lëvizja protestuese me makina, që ka organizuar disa veprime spektakolare përpara rezidencës së fshatit të kryetarit të shtetit i shndërruar në një simbol korrupsioni, është zhdukur që prej të mërkurës pasdite, njoftojnë kolegët e tij.
”Bashkëshortja e Bulatovit njoftoi dje në mbrëmje policinë për zhdukjen e tij dhe kërkoi një hetim”, bëri të ditur një zyrtar i policisë i cituar nga agjencia Interfax.
“Djemtë tanë, shkojnë atje ku ka probleme. Është bërë e rrezikshme të jesh militant i ‘Automaidan’-it”, deklaroi babai i tre fëmijëve në një intervistë dhënë së fundmi faqes së internetit të opozitës ”Ukrainska Pravda”.
“Nëse më ndodh diçka, do të ketë edhe më tepër zemërim. Nëse kjo i ndihmon protestuesit të fitojnë, le të ndodhë. Jam rritur në ish-BRSS dhe nuk dua që fëmijët e mi të jetojnë kështu”, ka theksuar ai në këtë intervistë.
Një lider tjetër i ’Automaidanii-it, Sergi Koba është larguar menjëherë nga Ukraina.
“Mendoj se është më mirë të jesh i lirë dhe të bësh gjithçka që është e mundur për vendin tën sesa të vuash një dënim me 15 vjet burg”, ka shkruar ai të enjten në faqen e tij në Facebook pa dhënë shpjegime.
Zhdukja e Dmitro Bulatovit është edhe më shqetësuese ndërkohë që militanti, Iuri Verbitski, është gjetur i vdekur ”me shenja torturash” në trup, të mërkurën në periferi të Kievit pasi ishte rrëmbyer përpara një dite bashkë me një militant tjetër, Igor Lucenko i cili, pasi është rrahur dhe braktisur në një pyll, ka arritur të shpëtojë i gjallë.Një militante tjetër aktive e ’Automaïdan’-it, gazetarja e opozitës, Tetiana Çornovol, është rrahur egërsisht nga persona të panjohur në periferi të Kievit në dhjetor.
Redaksia online
(sg/ata/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com