UKRAINË - Një shpërthim i rëndë është dëgjuar në Donetsk, zonën e kontrolluar nga rebelët, teksa kamionët me ndihma ruse i afroheshin kufirit ukrainas. Raportimet fillestare raportojnë se njerëzit janë shpërndarë drejt zyrave të qytetit pas një paralajmërimi për evakuim.
Më shumë se 100 kamionë që transportojnë ndihma ruse janë vendosur jashtë kufirit me Ukrainën, mes konfuzioneve të vazhdueshme në lidhje me destinacionin e tyre përfundimtar.
Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk do të lejojë qasjen e kamionëve në territorin ukrainas, por zëdhënësi presidencial më pas sugjeroi një kompromis, duke lejuar hyrjen e kamionëve rusë vetëm pas monitorimit të ndërkombëtarëve.
Një zyrtar i lartë i Kryqit të Kuq po fluturon drejt Kievit dhe më pas në Moskë për të diskutuar nismën e ndihmës ruse. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Krime një ditë më parë, ku miratoi një plan të Ministrisë së Mbrojtjes për të ngritur një task-forcë ushtarake ruse në Krime.
Ndërsa lufta në Ukrainë është intensifikuar në javët e fundit me përpjekjet e Kievit zyrtar për të rimarrë kontrollin në lindje të vendit. Sipas OKB, mbi 2 mijë njerëz janë vrarë që kur filloi konflikti në mes të muajit prill.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com