KIEV- Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turçinov tha për agjencinë e lajmeve AFP se liderët e Rusisë po refuzojnë të gjitha negociatat me homologët e tyre ukrainas. Ai shtoi se Ukraina nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Krime, megjithëse referendumi për shkëputje është një mashtrim.
Gjatë ditës së martë presidenti i përkohshëm bëri thirrje për krijimin e rojes kombëtare për të mbrojtur vendin si dhe shpërndarjen e ndihmave për 6 mijë trupat ukrainase gati për luftë. Turçinov bëri të ditur se roja kombëtare do të përbëhej nga vullnetarë me eksperiencë ushtarake.
Ndërkohë kryeministri Arseni Jatsenuk do të udhëtojë drejt SHBA ditën e mërkurë për t’u takuar me presidentin amerikan, Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë. Sipas korrespondentëve, Jatsenuk do të diskutojë rreth një pakete financiare prej 35 miliardë dollarë që sipas tij do të ndihmojnë Ukrainën të mbijetojë përgjatë dy viteve të ardhshme.
Gjatë ditës së enjte ai do të flasë përpara Këshillit të Sigurisë së OKB, në New York.
Lidhur me situatën në Krime, Jatsenuk tha se referendumi në gadishullin e pavarur ishte një provokim i cili do të bojkotohej nga shumica e popullsisë vendase. Ai shtoi se forcat ruse nuk kanë ndërmend të mbajnë një referendum, pasi sido që të shkojë rezultati do të jetë i falsifikuar.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com