KIEV- Qeveria e re e përkohshme e Ukrainës është prezantuar sot përpara sheshit kryesor të protestave në Kiev, në Maidan. Këshilli i këtij të fundit ka emëruar Arseniy Yatsenyuk si kryeministër ndërsa kabineti i tij qeverisës kryesisht me aktivistet më të rëndësishëm pritet të votohet nesër. Këshilli i përberë kryesisht nga grupe protestuesish dhe aktivistë njoftoi vendimin e tij gjatë një tubimi masiv në kampin e protestave në sheshin “Pavarësia” të Kievit.
 
Yatsenyuk do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme të 25 majit. Ish-kryetari i Parlamentit, Yatsenyuk i cili ka qenë edhe ish-ministër i Jashtëm, u shndërrua në një prej liderëve kryesore të opozitës gjatë protestave që shpërthyen në nëntor të vitit të kaluar.
 
“Qeveria dhe Presidenti i mëparshëm ishin aq te korruptuar saqë e kane futur vendin në një situate të dëshpëruar financiare”, tha Yatsenyuk për “BBC-në”.
 
“Jemi në prag të një katastrofë ndaj mirëserdhët në ferr”, shtoi ai. Ndërkaq një urdhër ndërkombëtar arresti është vendosur për ish-Presidentin e vendit Viktor Janukoviç, vendndodhja e së cilit nuk dihet ende.
 
Presidenti i arratisur, akuzohet për vdekjen më shumë se 100 protestuesve javën e kaluar gjatë protestave në Kiev. Nga ana tjetër, SHBA kanë ofruar t’i japin Ukrainës një garanci për një borxh deri në 1 miliard dollarë për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë së saj. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri paralajmëroi ndërkaq Rusinë se do të bënte një gabim të madh të niste ndonjë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)