KIEV- Protestuesit kanë liruar sot godinën e bashkisë së Kievit. Për agjensinë e lajmeve AFP, zëdhënësi i opozitës Ruslan Andriyko deklaroi se Bashkia është evakuuar pothuajse tërësisht.
Bashkia kishte rreth 2 muaj që ishte nën kontrollin e protestuesve.
Ndërkohë qeveria ka premtuar të tërheqë të gjitha akuzat ndaj protestuesve nëse këta të fundit do të lironin godinat e uzurpuara si dhe barrikadat e vendosura në sheshin Pavarësia.
Protestat në Ukrainë nisën në muajin nëntor të vitit të kaluar kur presidenti Viktor Yanukovych vendosi të mos firmosë marrëveshjen e tregtisë me BE.
Redaksia online
(ms/ed/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com