Ukraina arreston zyrtarin e Khersonit, dyshohet se ka ndihmuar forcat ruse

Ukraina arreston zyrtarin e Khersonit, dyshohet se ka ndihmuar forcat ruse

1669734532_uk.PNG

Ukraina ka arrestuar një nënkryetar të këshillit të qytetit të sapoçliruar të Khersonit, me dyshimin se ka ndihmuar forcat ruse që morën kontrollin e qytetit në mars, tha prokurori i shtetit të Ukrainës. 

Zyrtari i Kherson, i cili nuk u përmend në deklaratë, dyshohet se ka bashkëpunuar me autoritetet okupuese dhe ka ndihmuar në funksionimin e shërbimeve publike nën urdhërat e rusëve, tha prokurori, raportojnë mediat e huaja.

Sipas akuzave zyrtari përballet me 12 vite burg nëse ndiqet penalisht dhe shpallet fajtor. Ai është në paraburgim, por mund të lirohet me kusht, tha prokurori. 

Ukraina çliroi qytetin e Khersonit më 11 nëntor pasi forcat ruse u tërhoqën. Moska e kishte kontrolluar më parë qytetin që në fillim të luftës.

Ukraina ka legjislacion që kriminalizon aktin e bashkëpunimit, por zyrtari i këshillit të qytetit Kherson dyshohet për krimin paksa të ndryshëm të "ndihmës së një shteti agresor". 


Lajmi kryesor:

Lufta, Kievi: 84 raketa ruse po hyjnë nga Deti i Zi në Mesdhe! Senati tërheq amendamentin që zgjati dërgesën e armëve në Kiev me një vit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter

Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter