Forcat detare ukrainase njoftuan sot fillimin e manovrave ushtarake në Detin e Zi duke përfshirë dhe pesë vende anëtare të NATO-s si dhe SHBA-në me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit në një zonë në krizë.

"Rreth 2 000 trupa dhe 12 anije, shtatë prej të cilave ukrainase dhe pesë të vendeve anëtare të NATO-s do të marrin pjesë në këto manovra të përvitshme "Sea Breeze", që do të zhvillohen deri të mërkurën në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi", theksoi zëdhënësi i forcave detare ukrainase, Oleg Tchoubok.

"SHBA, Spanja, Kanadaja, Rumania dhe Turqia do të marrin pjesë në këto manovra, objektivi i të cilave është vendosja e një territori lundrimi në një zonë në krizë", sipas Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.
Manovrat janë zhvilluar rregullisht në Ukrainë që prej 15 viteve në kuadër të programit të NATO-s "Partneritet për paqe", që parashikon riforcimin e lidhjeve të Aleancës, veçanërisht me ish-republikat sovjetike dhe vendet e ish-Traktatit të Varshavës.

Zhvillimi i këtyre manovrave në Krime, gadishull i aneksuar nga Rusia në muajin mars, ka shkaktuar herë pas here protesta në Moskë.

Në muajin gusht, Kievi njoftoi qëllimin e tij për rifillimin e procesit të anëtarësimit në NATO përballë agresionit rus./ATSH/