Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 90 robër lufte, më i madhi midis dy vendeve

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 90 robër lufte, më i madhi midis dy vendeve

Të burgosurit ukrainas të luftës kthehen në shtëpi

Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer 90 robër lufte. 

Ky është shkëmbimin më i madh midis dy palëve ndërluftuese në pothuajse pesë muaj', thanë zyrtarët sot 25 qershor, sipas The Straitstimes.

Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 shkëmbime të burgosurish që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive të vazhdueshme dhe të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për prishje të bisedimeve.

“Sot, 90 të tjerë nga njerëzit tanë janë kthyer në shtëpi nga robëria ruse. Ne kujtojmë të gjithë njerëzit tanë në robërinë ruse. Ne vazhdojmë të punojmë për lirimin e secilit prej tyre”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në mediat sociale.

Nga ana tjretër, Rusia tha se 90 nga ushtarakët e saj "të cilët ishin në rrezik vdekjeprurës në robëri janë kthyer nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit".

Ushtarët e liruar do të transportohen në Moskë "për trajtim dhe rehabilitim", tha ministria e saj e mbrojtjes, duke konfirmuar se kishte liruar 90 ushtarë ukrainas në këmbim.

Takimi i fundit mes dy palëve ndërluftuese ishte në fund të majit, kur u shkëmbyen 75 të burgosur nga secili vend, gjithashtu me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?