Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur

Ukraina dhe Rusia arritën një "marrëveshje paraprake" për të kryer shkëmbime të rregullta të të burgosurve, duke filluar nga të sëmurët dhe të plagosurit rëndë.

Kjo u njoftua - siç raporton Kiev Independent - nga avokati I popullit në Ukrainë Dmytro Lubinets në një intervistë me transmetuesin parlamentar shtetëror Rada. Unë nuk dua që kjo të perceptohet menjëherë si një njoftim zyrtar – ka thënë ai - por do të shohim nëse pala ruse do ta mbajë fjalën e saj. Nëse e bën këtë, shoqëria ukrainase do të vërejë natyrën sistematike në aspektin e sasisë, kohës dhe kategoritë e të burgosurve të kthyer në shtëpi.

Sipas kësaj maëveshjeje prioritet do të kenë ata që janë plagosur rëndë ose të sëmurë rëndë, të ndjekur nga të burgosurit që kanë qenë më gjatë në robëri. Avokati i popullit të Ukrainës Lubinets tha së për herë të parë u arrit të mundësohet që listat të krijohen bazuar kryesisht në shëndetin fizik.

Ndërkohë lëvizjet për nisjen e neogicatave të mëdha për paqen ende nuk kanë nisur përtej deklaratëve në publik të liderëve të ukrainës rusisë dhe shba apo edhe sllovakisë, e cila u vetofrua si vend ku mund të zhvillohen diskutimet.

Rusia javët e fundit me prepotencë ka deklaruar se ukraina e ka humbur luftën ndërsa Zelensky pritshmëritë më të mëdha I ka tek Donald Trump pasi ky të marrë zyrtatisht detyrën pas rreth 10 ditësh.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut 313 në Tiranë

U ekstradua nga Turqia, Report Tv siguron pamjet kur Dritan Rexhepi shoqërohet në ambientet e burgut 313 në Tiranë