Ukraina emëron ministrin e ri të Jashtëm! Kush është Sibiga, pasardhësi i Kulebës dhe pse e zgjodhi Zelensky

Ukraina emëron ministrin e ri të Jashtëm! Kush është Sibiga, pasardhësi i Kulebës dhe pse e zgjodhi Zelensky

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybihan

Kush më mirë se ai, njeriu që bashkë-shkruante fjalimet e presidentit ukrainas dhe organizonte skenarët e samiteve për "propozimin e paqes" për Ukrainën, do të jetë në gjendje të menaxhojë këtë fazë të paparashikueshme të konfliktit me Rusinë, ku mes stuhive të bombardimeve dhe përpjekjeve të ndërsjella për përparim, mes mbrojtjes dhe kundërofensivës, po fillohet më në fund të flitet vërtet për negociata? Kush më mirë se Andrii Sibiga, diplomati i përkryer, mund të ishte emëruar ministër i Jashtëm, siç ndodhi me ratifikimin nga Rada?

Njeriu i traktateve, hartuesi me ish-ministren e Drejtësisë Malyuska i pikës së dhjetë të Formulës së paqes, “Konfirmimi i përfundimit të luftës”. Ai që në maj 2021, nëntë muaj para pushtimit, kur presioni tashmë kishte filluar të rritet, si ambasador në Turqi u thirr për të qenë zëvendës i zyrës presidenciale të Zelenskyt.

Krahu i djathtë

Ai ishte në bunker me presidentin dhe njerëzit e tij më të besuar, në ditët kur bota po ndryshonte për shkak të vendimit të Vladimir Putinit për të nisur "operacionin special" të tij duke tentuar të godiste në zemër të Kievit. Dhe ishte ai që u dërgua për të përforcuar ministrinë e Jashtme të Dmytro Kuleba kur zëvendësministrja e tij e parë, Emine Dzhapparova, nga Krimea e martuar me një oligark shumë më të moshuar, iku me burrin e saj në Evropë menjëherë pas lindjes së fëmijës së tretë, në maj të këtij viti.

Kuleba largohet, jo me vullnetin e tij. I njohur dhe i vlerësuar nga qeveritë e gjysmës së botës për angazhimin e tij, por tepër i lodhur sipas presidentit Zelensky dhe krahut të tij të djathtë, Yermak, për të vazhduar menaxhimin e ministrisë së Jashtme, ku gjithmonë Zyra presidenciale është ajo që jep ‘kartat’; por është e nevojshme një mbështetje e besueshme nga ministri, që të ndjekë linjën pa hezitim dhe pa marrë vetë vëmendje të tepërt.

Gabimet e Kulebës

Kuleba jepte shumë intervista për mediat ndërkombëtare dhe ishte shumë aktiv në rrjetet sociale. Vwmendja, e keqja më e madhe në politikën ukrainase. Ai pagoi për vështirësitë në përfshirjen e Jugut të botës në projektin e paqes të Zelensky-t që përjashtonte Moskën, pagoi për krijimin e një imazhi tepër të fortë. Sa herë që ministri takonte Blinken në kabinetin qeveritar të Zelesnkyt kishte grindje.

Një burim në partinë e Presidentit Zelenskyy, megjithatë, tha se presidenca ishte e irrituar me zotin Kuleba, raportoi agjencia e lajmeve Agence France-Presse.

"Ai jepte intervista, fliste bukur, shkonte në udhëtime. Ai merrej me vetëpromovim, në vend që të përmirësonte punën e ambasadave, të punonte sistematikisht me vendet dhe të merrte mbështetjen e tyre", tha burimi.

I pyetur mbi arsyet e ndryshimeve në qeveri, Presidenti Zelenskyy, u tha gazetarëve se “kemi nevojë për energji të re dhe këto hapa kanë të bëjnë me forcimin e shtetit tonë në fusha të ndryshme".

Blinken vlerësime për Kulebën

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i telefonoi Kulebës për të shprehur "vlerësimin dhe miqësinë e tij të madhe" gjatë bashkëpunimit të tyre, u tha gazetarëve të mërkurën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha në rrjetin X se kishte "pak njerëz me të cilët kishte punuar aq ngushtë" sa me Kulën./Shqiptarja.com

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit