Duket se çdo gjë është sqaruar, Al Bano nuk do të jetë më në listën e zezë të Ukrainën, siç u vendos disa muaj më parë nga qeveria e Kievit.
Njoftimin e ka dhënë avokati i këngëtarit, i cili tha se ”Gjithcka është sqaruar me qeverinë e Re. Do ta heqin nga lista e zezë. Kopetencat e tij janë artistike, muzikore dhe vizioni i tij është gjithmonë paqësor”.
Ukraina e kritikoi dhe më pas e renditi në Listën e Zezë Al Bano-n për disa deklarata të bëra në lidhje me përkatësinë e gadishullit të Krimesë.
“Nuk kam qenë asnjëherë i interesuar për këtë çështje. Unë jam këngëtar dhe jo politikan. Shpresoj të organizoj një koncert të madh për paqen në Ukrainë”, tha këngëtari.
Në muajin mars të këtij viti, Al Bano u konsiderua kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës. Lista, e përpiluar nga Ministria e Kulturës në bazë të kërkesave të agjencive të ndryshme publike, përbëhet nga 147 persona.
“Betohem se për mua ishte si një rrufe në qiellin blu,”-tha këngëtari për median italiane ANSA. “Nuk kam bërë kurrë diçka as kundër Ukraniës dhe as ndonjë shteti tjetër në botë. Unë shkoj në një vend, këndoj këngët e mia, këndoj për paqen dhe gjithmonë jam prezantuar si një njeri i paqes. Dhe do vazhdoj akoma të jem kështu sepse jam njeri që beson tek paqja.”
Ndërsa shtoi se Putin sipas tij ka bërë ‘një punë vërtetë të madhe për Rusinë por nuk jam dakord për çdo gjë me të’.
“Kam parë se si është sjellë gjatë periudhës së kaosit në Siri dhe mendoj se reagimi i tij ka qenë perfekt duke bllokuar Obamën që donte t’i shpallte luftë Sirisë,”-tha ai.
I pyetur për viktimat civile në Siri për të cilat është akuzuar Moska, Al Bano shtoi atë kohë se: “Për fat të keq lufta është gjëja më shkatërruese në botë. Duhet të heqim fjalën luftë nga fjalori. Vetëm atëherë mund ta konsiderojmë veten njerëz.”