Ukraina i kërkon ndihmë Serbisë: Na jepni ç’të mundni

 

Kievi i ka kërkuar ndihmë zyrtarisht Serbisë për situatën e rëndë në të cilën ndodhet, duke i kujtuar se e ka ndihmuar në të shkuarën vendin ballkanik. Me anë të një kërkese zyrtare nga ambasada e Ukrainës në Beograd, Kievi ka kërkuar që serbët të japin çfarëdo ndihme që munden, sepse bombardimet e forta ruse kanë vështirësuar jetën e shumë qytetarëve.

Bombardimet e papushimta ruse mbi qytetet ukrainase kanë shkatërruar tubacionet e ujit të pijshëm, sistemin energjetik, tubacione gazi dhe infrastrukturë tjetër të rëndësishme. Me temperatura që shkojnë nën zero gradë, jetesa bëhet përditë e më e vështirë për ukrainasit që ndodhen në luftë me rusët.

Serbia është nga vendet e vetme në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës, madje ka mbajtur marrëdhënie miqësore dhe presidenti Vuçiç ka zhvilluar takime të shpeshta më herët me homologun Putin. “Miliona banorë po përballen me kërcënimin e një ndërprerjeje të plotë të energjisë elektrike, e cila mund të çojë në një fatkeqësi humanitare të përmasave të pashembullta në dimër”, tha ambasada ukrainase në Beograd në një deklaratë.

“U bëjmë thirrje publike autoriteteve, shoqërisë civile, sipërmarrësve dhe qytetarëve serbë të mos qëndrojnë mënjanë. Çdo gjenerator, transformator dhe pajisje të tensionit të lartë janë të rëndësishme sot për ne. Na duhen tani, pikërisht sot”, ishte kërkesa e popullit të ukrainës për qytetarët dhe qeverinë serbe.


Lajmi kryesor:

Putin përdor për herë të parë fjalën ‘luftë’ për pushtimin rus në Ukrainë! Bombardime të tjera në Donetsk, vdesin 4 persona


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore