KIEV - Kompania Naftogaz e Ukrainës, njoftoi se i ka bërë pagesën e këstit të dytë të borxhit për gazin ndaj kompanisë Energjitike të Rusisë Gazprom raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Naftogaz theksohet se kompania ka bërë një pagesë 1 miljard e 650 miljon dollarë ndaj Gazprom për gazin e përdorur më parë dhe për borxhin i cili është akumuluar nga mos-pagesat e mëparshme.

Në një marrëveshje të arritur më herët në Bruksel, mësohet se kompania Naftogaz ka realizuar pagesën e ndarë në dy pjesë prej 3.1 miljard dollarë ndaj Gazpromit për 11.5 miliard metra kub gaz të importuar në Ukrainë gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2013 dhe prill-maj 2014.

Kompania Naftogaz ka bërë pagesën e parë prej 1 miljard e 450 miljon dollarë ndaj kompanisë Rure Gazprom me 4 nëntor për borxhin e gazit të importuar në Ukrainë dhe me 5 dhjetor ka bërë parapagesë 378 miljon dollarë për 1 miljard metërkub gaz që do të importojë deri në fund të këtij viti.

Kompania Gazprom kishte ndaluar transportin e gazit ndaj ukrainës me 16 qershor 2014 si pasojë e borxheve të akumuluara, ku më pas kompanitë arritën një marrëveshje dhe Gazprom në fillim të dhjetorit filloi të ri-eksportojë përsëri gaz ndaj Ukrainës.

Pas krizës së gazit mes Rusisë dhe Ukrianës palët ranë dakort për të kaluar në sistemin "me parapagesë" ku pas shlyerjes së borxhit Ukrainë mund të marrë gaz nga Rusia në sasinë e parapagesës. Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për gazin më 31 tetor në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.