Flet ministri i Jashtëm i Moskës, Lavrov: Perëndimi dëshiron t'i japë fund çështjes ruse, por ne do dalim më të fortë

Flet ministri i Jashtëm i Moskës, Lavrov: Perëndimi dëshiron t'i japë fund çështjes ruse, por ne do dalim më të fortë

Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Moskës, Sergei Lavrov ka komentuar për çështjen e Rusisë sërish duke thënë se është ‘Perëndimi” që nuk ka një sjellje demokrate dhe po shtyp Rusinë pa arsye.

“SHBA vazhdon traditën e saj koloniale për të nënshtruar të gjithë dhe për të jetuar në kurriz të të tjerëve", kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov gjatë një interviste për kanalin televiziv Rossiya24 dhe agjencinë RIA Novosti .  Duke iu referuar BE-së - siç tha Lavrov - vullneti i Uashingtonit është ta "shtypë atë ekonomikisht".

Perëndimi, vazhdoi Lavrov, mbështet Ukrainën për t'i dhënë fund "çështjes ruse" pasi sipas tij von de Leyen tha se rezultati i luftës duhet të jetë disfata e Rusisë dhe një disfatë e tillë që nuk do të rimëkëmbet për dekada", tha ai.

“A nuk është ky racizëm, nazizëm dhe një përpjekje për të zgjidhur çështjen ruse?” fjalë që bëjnë jehonë “zgjidhja përfundimtare e çështjes hebraike”, Holokausti i nazistëve kundër hebrenjve" përfundoi ai. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Von der Leyen: Ne jemi me Ukrainën! Zelensky: Rusia po përqendron forcat kundër gjithë Evropës! Putin: Nuk na mposhtni dot me tanke, kemi më shumë


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë