Ukraina në luftë, OBSH jep alarmin: Spitalet në krizë për furnizimin me oksigjen, rezervat mund të mbarojnë brenda 24 orëve

Ukraina në luftë, OBSH jep alarmin: Spitalet në krizë për furnizimin me oksigjen, rezervat mund të mbarojnë brenda 24 orëve

Furnizimet jetike me oksigjen për të trajtuar pacientët e sëmurë me COVID dhe sëmundje të tjera kritike, përfshirë lëndimet e luftës, janë duke u pakësuar rrezikshëm në Ukrainë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet në vend, përfshirë kryeqytetin Kiev dhe rezervat mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.

OBSH po punon me partnerët për të transportuar dërgesat urgjente përmes Polonisë.

"Situata e furnizimit me oksigjen është afër një pike shumë të rrezikshme. Te disa spitale tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë", thanë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori rajonal për Evropën Hans Kluge.

Rreth 1,700 pacientë të shtruar në spital në Ukrainë për shkak të COVID ndoshta do të kenë nevojë për trajtim me oksigjen.

OBSH thotë se disa fabrika prodhuese në Ukrainë po përballen gjithashtu me mungesë të zeolitit, një produkt kimik thelbësor, kryesisht i importuar, i nevojshëm për të prodhuar oksigjen të sigurt mjekësor.

Shërbimet spitalore janë gjithashtu nën kërcënim nga mungesa e energjisë elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut

Agjentët e Mossad-it zbulojnë detaje nga operacioni i shpërthimit të pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut