Ukraina në NATO? Orban: Do nxiste luftë të re botërore

Kryeministri hungarez Viktor Orban dy ditë pas Samitit të Nato-s, thotë se nëse Ukraina do të ishte antarësuar, do të nxitej një Luftë e re Botërore. Për orban, ukrainasit janë agresivë dhe kërkues.

Nëse Ukraina do të ishte future në NATO, do të kishim një luftë të re botërore, tha në një intervistë Kryeministri hungarez Viktor Orban 

“Nëse Ukraina do të ishte anëtarësuar në NATO, kjo do të nënkuptonte një luftë të menjëhershme botërore”, tha Orban.

Për Orban, Perendimi do që lufta ruso-ukrainase të vazhdojë për një kohë të gjatë.

“Prandaj qeveria hungareze duhet të përgatitet për faktin se lufta dhe sanksionet nuk do të zhduken së shpejti”, shtoi ai.

Orban kritikoi gjithashtu stilin e komunikimit “të pazakontë” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Nëse keni probleme dhe kërkoni ndihmë, silluni siç duhet ”, tha  ai

Orban tregoi se edhe sekretari britanik i mbrojtjes Ben Ëallace e kritikoi presidentin ukrainas Zelensky pas samitit të NATO-s për “mungesë mirënjohjeje”.

“Ukrainasit janë agresivë, ata janë kërkues,” vuri në dukje Orban.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka