Një avion ushtarak rus u rrëzua në rajonin Belgorod të Rusisë, tha guvernatori lokal në një deklaratë në Telegram të enjten.

Vyacheslav Gladkov tha se një avion që i përkiste Ministrisë së Mbrojtjes Ruse u rrëzua në komunën Valuysky, jo shumë larg kufirit të vendit me Ukrainën. 

"Një ekip hetimor dhe punonjës të Ministrisë së Situatave Emergjente aktualisht janë duke punuar në terren. Arsyeja e ngjarjes po hetohet. Situata është nën kontroll”, tha Gladkov..

Rajoni kufizohet me Ukrainën, dhe qyteti ukrainas i Kharkiv shtrihet përtej kufirit nga qyteti i Belgorod.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim