Ushtria e Ukrainës njoftoi të hënën se ka rrëzuar 17 dronë dhe një raketë ruse të telekomanduar të Rusisë që u përdorën në sulmet gjatë natës që kishin si objektiv një sërë rajonesh ukrainase.
Forcat e mbrojtjes ajore të Ukrainës thanë se në total Rusia lëshoi 24 dronë. Të 17 dronët që u interceptuan u shkatërruarn mbi rajonet Odesa, Mykolaiv, Kirovohrad, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr, njoftuan autoritetet.
Oleh Kiper, guvernatori i Odesës tha se 4 dronë u shkatërruan në jug të rajonit, por sulmi kishte dëmtuar instraftrukturën e transportit dhe një pikë karburanti.
Sulmi më i fundit nga Rusia u krye disa orë pasi Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vuri në dukje nevojën që aleatët të gjejnë vullnetin e përbashkët politik dhe të furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan Zëri i Amerikës.