SHBA- Ukraina paralajmëron një “stuhi” ndaj shtimit të forcave ushtarake të Rusisë. Sot në mbrëmje, zyrtarë të Ukrainës thanë se në drejtim të qytetit të Kherson-it, në kufi me Krimenë kanë parakaluar 90 forca me 6 aeroplane.
 
“Ne jemi papërgatitur për t’u mbrojtur” ka thënë diplomati në OKB i Kievit, Yuriy Sergeyev.
 
"Nga e hëna ne do të ndryshojmë qasjen dhe do të marrim masa të reja për të ndaluar sulmuesit. Trupat ruse hynë në pjesën jugore të Krimesë."
 
Sot në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Rusia vendosi veto ndaj draft-rezolutës së Këshillit të Sigurimit që kundërshton zhvillimin e referendumit në Krime. Kina abstenoi, ndërsa SHBA dhe Perëndimi deklarojnë se nuk do të njohin rezultatin e referendumit. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)