Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit

Ukraina: Raketat ruse kanë shpesh pjesë të vendeve të Perëndimit

Raketat ruse dhe raketat lundruese shpesh përbëhen edhe nga pjesë të Gjermanisë dhe vendeve tjera perëndimore, pavarësisht vendosjes së sanksioneve, ka thënë Vladyslav Vlasiuk, komisionar për sanksione në zyrën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Çdo ditë në vendin tonë, njerëzit vriten nga predhat”, ka thënë Vlasiuk për të përditshmen gjermane, Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung.

Sipas tij, shumë prej plumbave “përmbajnë pjesë të prodhuara prej shteteve perëndimore”. Sipas Ukrainës, diçka e tillë ndodh sepse sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë shmangen përmes shteteve tjera.

Vlasiuk veçse i ka njoftuar ambasadorët e Perëndimit në Kiev lidhur me këtë çështje, ka raportuar gazeta gjermane. Sipas raportit dërguar ambasadorëve, pjesa më e madhe e pjesëve të kontrabanduara e kanë pasur pikënisjen nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra, Gjermania dhe Japonia.

Sipas të dhënave, Rusia e ka dyfishuar sasinë e prodhimit të raketave balistike dhe atyre lundruese, nga 512 në 1.061, prej nisjes së luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Pjesët gjermane dyshohet të jenë përdorur në raketat lundruese Kh-101 dhe variantet 9M728 dhe 9M729 të raketave lundruese Iskander.

Edhe raketat hipersonike ruse Kh-47M2 Kinschal besohet se kanë pjesë gjermane. Sipas informacioneve ukrainase, një total prej 16 kompanive gjermane kanë ofruar materiale dhe shërbime për këto armë.

Eksportet besohet të jenë kryer përmes rrugëve në Kinë, Azinë Qendrore, Kaukaz dhe Turqi. Sipas raportit, disa kompani mund edhe të mos e kenë ditur se ku po shkojnë produktet e tyre.

Ka edhe zëra se ato pajisje janë dërguar në Rusi para se të niste lufta. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre/REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin